A doni të bashkoheni me Rusinë? Nis referendumi ilegjitim në Ukrainë  

23 Shtator 2022 | 12:38

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia, në katër rajone të Ukrainës, po mbajnë referendume për t’u bashkuar me Rusinë. Të cilësuara të paligjshme nga Ukraina dhe Perëndimi, këto votime zhvillohen gjatë pesë ditëve.

Në këto territore “po”-ja për aneksimin me Rusinë është e siguruar. Moska nuk do të lejojë dyshime.

Të pyetur nëse do të marrin pjesë në referendum, qytetarët përgjigjen pozitivisht.

“Sepse jam për Rusinë, për të gjithë ne, banorët e Donbas”, thotë një prej tyre.

Një tjetër qytetar shprehet se do të marrë pjesë në votim sepse dëshiron qartësi dhe stabilitet.

“Rusia është një shtet i fuqishëm; është e ardhmja; është fuqi. Është diçka e madhe të jemi pjesë e saj, kemi pritur gjatë për këtë”, rrëfen një ukrainas.

Nga 23 deri në 27 shtator, në zonat e pushtuara të Luhans, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia do të votohet, rezultate të cilat nuk do të njihen nga shtetet që nuk janë aleatë të Rusisë.

Ekspertët besojnë se objektivi i këtyre referendumeve është që Rusia t’i cilësojë sulmet e Ukrainës në këto zona si “sulme në tokën ruse” dhe të kundërpërgjigjet me më forcë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026