A donit Qeveri teknike, ja ku e keni!? Manjani komenton ndryshimet në kabinet
Juristi, Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me 7 ndryshimet e fundit në qeveri. Manjani këto ndryshime i ka cilësuar si qeveri teknike që sipas tij prej kohësh e ka kërkuar opozita.
Ai ndër të tjera theksoi se ndryshimet nuk e surprizojnë dhe se kjo është një zgjedhje politike e kryeministrit Edi Rama.
“Tani këto janë teknikë të gjithë, domethënë plotësim 100% i kërkesave të opozitës për qeveri teknike. Urdhëroni ja ku e keni sonte. Opozita e do me lëng tani. Çështja është që çështja është kaq do marrësh o vëlla. A desha teknike? Teknike e ke, çfarë do?
Asnjë përshtypje. Është një gjë, krejt gjëja më normale që domethënë ministrat as s’i ka pyetur njeri kur hyjnë, as nuk i pyet njeri kur dalin. Kështu që kjo është një histori që është një zgjedhje politike e Edi Ramës”, tha Manjani.
Sa i përket ministrave që mbetën pa post si Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, Manjani theksoi se nuk ka një shpjegim pasi sipas tij këto ndryshime ndodhin dhe se mund të marrin sërish poste në të ardhmen. Sipas tij, ndryshimet vijnë nga historitë brendshme të partisë dhe se ato histori nuk dihen.
“Ka kryer punën e saj, do dali ku di unë në parlament, deputete është, ku di unë. I vjen radha prapë këtë punë është. Kështu është historia. Pra është shumë e vështirë të gjesh një arsye në lidhje me personat sepse insistoj te ky argument.
Është shumë interesant të insistojmë te argumenti. Jo tek emrat. Prej vitesh në Shqipëri ka rënë roli politik i ministrit për shkak të kontributit. Kur pashë emrat, është qeveri e pastër teknike”, theksoi ndër të tjera ai.
Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.
Lëvizjet vijnë në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila mbetet e pezulluar nga detyra. Rama ka vendosur largimin e saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Në vend të saj si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Drejtimi i Ministrisë së Brendshme i është besuar Besfort Lamallarit, që deri më tani mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Toni Gogu, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës i kalon Enea Karakaçit.
Ndryshime ka edhe në diplomaci dhe mbrojtje. Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu largohen nga kabineti. Si ministër i Jashtëm është emëruar ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Ermal Nufi.
Gjithashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun në këtë detyrë.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid