A duhej referendum? Daci dhe Burimi përplasen për Portin e Durrësit
Këndvështrime të ndryshme pati në studion e Euronews Albania për miratimin e projektit të Portit të Durrësit nga qeveria.
Analisti Genc Burimi u shpreh për projekte të tilla duhet të vendosë sovrani nëpërmjet referendumit.
“Një maxhorancë kur e ka gjithë pushtetin, bën çfarë të dojë. Bëhet fjalë për një projekt, janë hallka të tilla që nevojitet referendum. Duhet të vendosë sovrani. Në këtë mënyrë ai vendos për çdo gjë. Në rastin e portit të Durrësit ka vendosur qeveria”, u shpreh Burimi.
Gazetari Alban Daci kundërshtoi këtë mendim, pasi u shpreh se ligji i referendumi është përjashtuar si nga e majta dhe nga e djathta në 30 vitet e fundit.
“E vërteta është që çdo lloj qeverie, e cila ka shumicën dhe për më tepër me një parlament si ky i joni që kemi njerëz mediokër dhe më një ligj aktual zgjedhor që janë të gjithë të emëruar të kryetarve të partive dhe nuk ka dinjitet personal, nuk mund të pritej gjë tjetër përveç atij lloj votimi. Nuk do të thotë që për çdo lloj nisme duhet të jetë me referendum”, tha ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Mjete luksoze dhe llogari bankare, Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të fituara nga trafiku i drogës
Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:22 Mjete luksoze dhe llogari bankare, Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të fituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten