‘Protesta e 6 dhjetorit, para Kryeministrisë’, Berisha: Po punohet për një skenar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha se në orën 12:00 më 6 dhjetor, protesta e opozitës do të zhvillohet para Kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se po punohet për një skenar nga grupe specialistësh, në mënyrë që populli opopzitar të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze.
Ai ftoi qytetarët që të mblidhen në Tiranë dhe të protestojnë.
“Është një rast për të shprehur me dinjitet, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE. Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm. Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane.
Aty ku është në traditën e opozitës, para Kryeministrisë, pasi Edi Rama dhe ajo ndërtesë është gjenerator i gjithë këtyre të zezave që po përjetojnë shqiptarët. Aty do të jetë qendra e protestës. Natyrisht, po punohet për një skenar nga grupe specialistësh dhe do përpiqemi që populli opopzitar të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar