Berisha përshëndet deklaratën e KE: Protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes

25 Nëntor 2022 | 12:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur deklaratën e Komisionit Evropian, që sipas tij, tregon se liderët e shteteve që do vijnë në Tiranë më 6 dhjetor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion dhe kudo.

“Protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, disaporë dhe kudo. Por para se të adresoj thirrjen time, kam një falenderim të përzemërt për Komisionin Evropian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën, që është shumë e drejtë, për qëllimet e tyre gjeo-strategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen, ishte thirrja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypje se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, të zgjedhur me votë të lirë, por po mblidheshin diktatorë të gjithë botës dhe kjo mori Kjo mori përgjigjen përfundimtare me deklaratën”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026