A duhet të hapen shtëpitë publike? Korça 40 raste të ngacmimeve seksuale në 9 muaj

24 Tetor 2024 | 17:05

“Vetëm javën e fundit në qarkun e Korçës kemi pasur dy raste shumë të rënda të ngacmimeve seksuale. I pari në fshatin Strelce të bashkisë Maliq ku një 11-vjeçare u ngacmua nga një 62-vjeçar e rasti i dytë në bashkinë e Ersekës, ku një 75-vjeçare u ngacmua nga nipi i saj.

Referuar këtyre rasteve, lind pyetja, nëse është gati shoqëria shqiptarë për të hapur shtëpitë publike?

“Ndoshta po. Ndoshta edhe këtu ka ardhur momenti të legalizohet prostitucioni i mirëstrukturuar, i mirorganizuar, mos lërë hapësira për problematika, shumë vende në botë e kanë lejuar, profesioni i prostitucionit është një nga më të vjetrit në historinë e njerëzimit, nuk është gabim të legalizohet dhe sjell një lloj funksionaliteti brenda jetës shoqërore por duhet të jetë i mirë menaxhuar si në vendet që përmendëm”, thotë Maria Dojçe – Pedagoge E Shkencave Natyrore

Qytetarët e shohin ndryshe këtë sugjerim, ndikuar edhe nga mentaliteti. Por faktet tregojnë se në shtetet perëndimore ku shtëpitë publikë funksionojnë, numri i ngacmimeve seksuale është i ulët.

“Absolutisht jo, prostitucioni? Kurrë. Pavarësisht se këtu çfarë nuk ndodh. Ata që bëjnë një veprim të tillë duhen futur brenda, sot i ndodh x dhe Y, nesër ndodh fëmijës tim, absolutisht jo”, thotë një grua.

“Nuk është kjo zgjidhja. Shoqëria do moral. Duhet të jemi më të moralshëm. Bota është më e civilizuar se ne. Duhet hap pas hapi, nuk është koha”, shprehet një burrë.

“Duhet të ishte bërë më parë. Mendoj po”, mendon një tjetër.

Qarku i Korçës zë vendin e parë në vend sa i përket ngacmimeve seksuale të raportuara. Në 9 muajt e fundit janë referuar në polici 40 ngacmime seksuale. Shqetësues është fakti se ka shpesh raste ku moshat e treta ngacmojnë minorenë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026