A e duan rusët Putinin?
Me një opozitë jashtë funksionit dhe një media të pavaruar tërësisht të mbytur, imazhi i tij si një njeri i fortë i vendosur për të bërë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin e tij po ushqehet vazhdimisht mes rusëve.
“Ai punon shumë dhe mbron vendin tonë”, tha një ruse.
Kjo mbështetje i përgjigjet dëshirave më të thella të Kremlinit.
“Unë mendoj se elitat tona dhe vetë Putini, kanë nevojë për këtë lloj miratimi, kështu që ata do të bëjnë gjithçka për ta marr, si në fushën e betejës ashtu edhe në ekranin televiziv”, tha Alexei Levinson ekspert i shkencave sociale.
Levinsoni beson se “shumë njerëz” mendojnë se Putini e filloi operacionin ushtarak për arsye të brendshme. Sipas sondazheve, që nga fillimi i luftës shkalla e popullaritetit të tij u rrit nga 63 në 83%. A po gënjejnë sondazhet?
“Le të supozojmë se po gënjejnë. Por meqenëse ne po i masim këto gënjeshtra për vite dhe vite, atëherë ndryshimi midis dhjetorit dhe marsit është, diçka 20 për qind”, tha Levinsoni.
Megjithatë, ende mund të gjesh njerëz në Moskë që nuk kanë frikë të kritikojnë Vladimir Putinin.
“Mendoj se është i çmendur”, tha një qytetar.
“Unë nuk e kuptoj se si njerëzit ende e pëlqejnë atë dhe pse ai fiton popullaritet”, u shpreh një tjetër.
“Më pëlqen. Por ne jemi miq”, tha një grua.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës