A e kalon dot oqeanin? Rama: Jo vetëm që e kaloj por kam një surprizë për “kënetën”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rubrikën e tij “Sy me Sy” në Facebook, këtë herë nga Panairi i Turizmit në Berlin, Gjermani.
Gjatë këtij takimi virtual, një qytetar e pyeti Ramën se nëse, tani që Donald Trump ka marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara, do të jetë në gjendje të kalojë oqeanin.
Kryeministri u përgjigj duke theksuar se nuk ka pasur kurrë probleme me oqeanin dhe se jo vetëm që e kalon oqeanin, por gjithashtu ka një “surprizë” për qytetarin që e pyeti.
“Unë nuk kam pasur probleme me oqeanin, por ti qenke zgjuar në kënetë dhe ke fjetur atje. Unë s’kam problem me oqeanin dhe të jesh i sigurt që e kaloj sa herë të dua, dhe mos u çudit fare se jo vetëm do ta kaloj, por po ta lë për surprizë që do ta bëj ty dhe kënetës. Eh, çfarë na gjeti, ‘a e kalon dot oqeanin’ më thotë,” tha Rama, duke e mbyllur bisedën.
Rama paralajmëron takim me Trump? Përgjigjet nëse e kalon Oqeanin pic.twitter.com/40x8OUr3gK
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) March 4, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit