Rama: Do hapim një aeroport të ri që do menaxhohet nga aeroporti i Mynihut

3 Mars 2025 | 11:38

Kryeministri Edi Rama ishte në Berlin ku mori pjesë në Panairin më të madh Ndërkombëtar të Turizmit, teksa Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për vitin 2025.

Mes shumë tematikave të diskutuara, Rama ka folur dhe për aviacionin në Shqipëri, teksa ka treguar më tej se çfarë planesh ka qeveria për të stimuluar më shumë shërbimet e aviacionit apo kompanive ajrore për ata që duan të vijnë në Shqipëri.

“Shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Besojmë që ka hapësirë për më shumë sepse aeroporti i kryeqytetit është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë por është i mbipopulluar, pra 11 milionë udhëtarë në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon dhe pjesës së jugut të vendit tonë.

Kemi një tjetër aeroport të vogël në veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor përballë Korfuzit, sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit. Kemi kompani ajrore që kanë ardhur dhe që do vinë. Jemi në bisedime me Aviacionin Federal të SHBA-së për të pasur një fluturim të drejtpërdrejtë në SHBA. Së shpejti do të kemi Katar Airwaiz, kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite.

Gjithashtu kemi një aeroport mjaft të lirë. Shumë njerëz nga rajoni vinë në Tiranë që të fluturojnë nga Tirana. Kemi vendosur një prej sistemeve më moderne të kontrollit të pasaportave që bën të mundur të mos rrish në radhë, është tërësisht digjital”, tha Rama.

Përgjatë 7 ditëve, në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin do të prezantohen në një stendë më vete dhe 8 start up-e shqiptare. Start up-et do të promovohen nën konceptin- InnovationNow, Albanian Future Now, si dëshmi e ekosistemit që është krijuar dhe po zhvillohet ndjeshëm në Shqipëri, i cili mbeshtetet e po promovohet nga qeveria, Eu4innovation dhe GIZ.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026