A e mbrojti Rama Kosovën? Bushati: Ngërçi për të reaguar, çudi
Analisti Andi Bushati thotë se ka vërejtur një ngërç për të reaguar tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Bushati tha se në tekstin e reagimin në Twitter, Rama ishte pro Kosovës, por ishte një ditë e gjysmë me vonesë.
“U duk sikur Kosovës i dha të drejtë, ajo që më bëri përshtypje ishte ngërçi për të reaguar ose reagimi i vonuar. Ngjarjet kanë filluar të ndodhin në orën 6:30 të mëngjesit, Rama reagon 1 ditë e gjysmë me vonesë”, tha analisti.
Kjo vonesë në reagim sipas Baton Haxhiut k ardhur për shkak se Rama ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.
“Rama është në Nju-York dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në avion”, tha ai.
Këtë argument Bushati e kundërshtoi duke thënë se udhëtimi për në Nju-Jork zgjat 8 orë, ndërsa Rama ka reaguar pas të paktën 36 orë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion