A e ndihmuan familarët të fshihej vrasësin e policit në Fier? Dyshimet e ekspertit…

16 Maj 2024 | 09:02

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se familjarët apo të afërmit mund ta kenë fshehur 23-vjeçarin Azgan Mërnica në ndonjë banesë për 48 orët që ai po kërkohej nga Policia.

Komentet Softa i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se nga pamjet në momentin e vetëdorëzimit, 23-vjeçari nuk dukej sikur kishte qenë në arrati, pasi ishte i qeshur, i veshur e trajtuar mirë.

Ai tha gjithashtu se duhet që të hetohet më tej nëse vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, 28-vjeçarit Novruz Cenaliaj, ishte për shkak të një konflikti të momentit, apo e porositur apo menduar më parë.

“Një person i cili ka një situatë tepër të rënduar kriminale vetë dhe brenda familjarëve të tij. Babai i dënuar, vëllezërit të arrestuar. Në një moshë të re dhe bashkë me nënën e tij vret një punonjës policie. Hetimi mund të sjellë një situatë tjetër që mund ta rëndojë situatën e tij.

Fakti që në momentin e vetëdorëzimit, pamjet e dhëna nga mediat tregonin një person që nuk të jepte përshtypjen që në 48 orë që ne thonim që ishte në arrati, pamjet fizike nuk të jepnin përshtypjen se ishte në arrati. Ka qenë i sistemuar në një banesë në kushte komode. Sepse ai ishte i qeshur, i veshur mirë, i trajtuar mirë.

Nuk ndihej arratisja e një personi që ka kaluar dy netë në arrati apo e një personi nën presion policor. Mendoj se familjarët apo të afërmit mund ta kenë mbajtur 23-vjeçarin për 48 orë. Ai ishte i qeshur, sikur po hipte në taksi”, tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026