Halla e vrasësit së efektivit: Shteti të mos bëjë veprime pa praninë e familjes

15 Maj 2024 | 16:57

Halla i 23 vjeçarit Azgan Mernica i cili vrau me armë zjarri efektivin e Shqiponjave në Fier, Novruz Cenalia në një intervistë për Euronews Albania i bëri thirrje të nipit të dorëzohet kudo që është.

Teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, ajo tha se nuk ka fjalë për të përshkruar ngjarjen e ndodhur.

Ajo i ka bërë apel shtetit që nëse e gjejnë nipin të mos bëjnë asnjë veprim pa qenë e pranishme familja.

“E kam marrë vesh pas 5 orës. Ngushëllime amilje. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. I bëjmë thirrje dhe djalit dhe shtetit për fëmijën tonë. Ju ka ikur djali po dhe ne të ikur e kemi. Ju lutem dhe shtetit pa praninë e familjes kudo që të jetë djali të mos bëjë asnjë veprim. Asnjë nënë nuk e dëshiron këtë. Ne jemi të bashkuar me atë familje. Unë si hallë dhe në emër të nënës që është shumë e shokuar, kudo që të jetë ai djalë të dalë para shtetit e para ligjit. Asnjë se dëshiron këtëgjë. Jemi të shokuar”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026