Papa i ri është zgjedhur.
Në votimin e parë të pasdites në ditën e dytë të konklavës, rreth orës 6 të datës 8 maj, nga oxhaku i Vatikanit doli tym i bardhë i shoqëruar nga një valë brohorimash, duke sinjalizuar se shumica e zgjedhësve kardinalë kishin arritur të zgjidhnin Papën e ri.
Rreth një orë më vonë, Papa i ri iu prezantua botës, ai ishte Kardinali Robert Prevost, i cili kishte zgjedhur emrin papnor Leoni i XIV.
“Paqja qoftë me ju të gjithë”, ishin fjalët e tij të para drejtuar më shumë se 100,000 besimtarëve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Shpresoj që kjo përshëndetje paqeje të hyjë në zemrat tuaja, të arrijë në familjet tuaja, në çdo person, kudo që të jetë”, tha ai.
Ai gjithashtu i bëri homazh paraardhësit të tij, duke kujtuar “zërin e butë, por gjithmonë të guximshëm të Papa Françeskut ndërsa bekonte Romën”.
Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeç më 21 prill.
Papa Leoni XIV reflektoi gjithashtu thellë mbi rrënjët e tij shpirtërore dhe vizionin e tij baritor: “Unë jam bir i Shën Agustinit, një augustinian.”
“Me ju jam i krishterë, për ju jam peshkop. Në këtë frymë, të gjithë mund të ecim së bashku drejt atdheut që Zoti ka përgatitur për ne.”
Çfarë dimë për Papa Leonin e XIV?
Robert Prevost u soll në Vatikan nga Papa Françesku në vitin 2023 për të shërbyer si kreu i i zyrës që shqyrton emërimet e peshkopëve nga e gjithë bota, një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike.
Si rezultat, ai pati një mbështetje të madhe kur hyri në konklavë që pak kardinalë të tjerë e kishin pasur.
Prevost, 69 vjeç, me origjinë nga Çikago, është gjithashtu shtetas peruan pasi ka jetuar në Peru për vite me radhë, fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop.
Prevosti u zgjodh gjithashtu dy herë gjeneral, ose udhëheqës i lartë, i urdhrit fetar Agustinian të themeluar nga Shën Agustini në shekullin e 13-të.
Papa Françesku me sa duket e kishte vënë në sy për vite me radhë, duke e zhvendosur nga udhëheqja augustiniane përsëri në Peru në vitin 2014 për të shërbyer si administrator dhe më vonë kryepeshkop i Çikgos.
Ai mbeti në atë pozicion, duke marrë shtetësinë peruane në vitin 2015, derisa Papa Françesku e solli në Romë në vitin 2023 për të marrë presidencën e Komisionit Papnor për Amerikën Latine.
Në atë funksion, ai mbajti kontakt të rregullts me hierarkinë katolike në atë pjesë të botës që ende numëron më shumë katolikë.
Që kur mbërriti në Romë, Prevost ka mbajtur një profil të ulët publik, larg kamerave.
Në mënyrë domethënëse, ai kryesoi një nga reformat më revolucionare të Papa Françeskut: shtimin e tre grave në bllokun votues që vendos se cilët nominime për peshkopë t’i paraqiten Papës.
Cili është qëndrimi i tij në çështjet kryesore?
Prevost është prifti i parë i lindur në SHBA që mban postin e kreut të Kishës Katolike Romake. Në prag të konklavës, ai nuk konsiderohej si një nga kandidatët kryesorë për t’u zgjedhur papë.
Prevost njihet për qasjen e tij të moderuar dhe pastorale dhe për përputhjen me shumë nga qëndrimet e mbajtura nga paraardhësi i tij, Papa Françesku, por ka dallime.
Përpara zgjedhjes së tij si papë, Prevost nuk kishte një histori të gjatë të të folurit rreth çështjeve LGBTQ+. Megjithatë, Neë York Times raportoi se në vitin 2012, ai kishte qenë kritik ndaj medias që tregonte “simpati për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me ungjillin”, duke përfshirë “stilin e jetesës homoseksuale”.
Këto vërejtje janë në kontrast me qasjen më gjithëpërfshirëse të paraardhësit të tij, Papa Françeskut, ndaj komunitetit LGBTQ+.
Në vitin 2023, Papa i ndjerë kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin si “të padrejta”, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet të mirëpresin personat LGBTQ+ në kishë.
“Të jesh homoseksual nuk është krim,” tha ai në një intervistë.
Qëndrimi i tij ndaj krizës klimatike është më në përputhje me atë të Papa Françeskut. Ai shpesh ka shprehur shqeësimet për sfidat mjedisore dhe ka theksuar rëndësinë e veprimit për të adresuar çështjet globale.
Kohët e fundit ai ka deklaruar se kisha duhet të kalojë “nga fjalët në vepra” dhe ka paralajmëruar pasojat “e dëmshme” të zhvillimit teknologjik të pakontrolluar.
Megjithëse Papa Leoni XIV konsiderohet si centrist dhe gjerësisht progresiv në disa çështje, ai shihet si konservator në lidhje me doktrinën e kishës.
Ai kundërshton shugurimin e grave si dhjakë dhe vazhdimisht ka folur kundër abortit, duke e quajtur atë “një formë vrasjeje”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papa Leoni XIV do kremtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine
- Profil/ Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan