A është zbutur agresiviteti i COVID-19 në Shqipëri, Silva Bino shpjegon në “Ilva Now”

4 Maj 2020 | 17:14

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino, tha në “Ilva Now” se është ulur numri i infeksioneve në vendin tonë. Pavarësisht treguesve pozitivë mbi pandeminë COVID-19, doktoresha tha se nuk duhet humbur vigjilenca  tek qytetarët.

“Deri tani po, por tani varet shumë se si do të shkojë (situata me covid). Tani është një sfidë thuajse më e madhe. Ne vazhdojmë të jemi vigjilentë, por njerëzit janë më të çliruar. Kjo nuk varet vetëm nga numri i personave, por kjo varet edhe nga një sërë gjërash të tjera. Numri i thirrjeve pranë 127, pra Urgjencës Kombëtare, është ulur ndjeshëm, po ashtu janë ulur ndjeshëm kërkesat që janë pranë mjekut të familjes, kërkesat që kanë për shtrime në spital. Janë një seri gjërash që tregojnë se kemi një ulje të infeksioneve”, tha Bino.

E pyetur nëse është ulur agresiviteti i virusit në vendin tonë, doktoreshë Bino u shpreh: “Jo, virusi mbetet i njëjti. Nuk kemi të dhëna nëse ai është zbutur apo dobësuar. Virusi mbetet i pranishëm në vendin tonë, por edhe në Europë”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021