A është zgjerimi i BE realist? Analistët: Unioni duhet të reformohet
Është koha e zgjerimit. Ideja për ta bërë BE-në më të madh ka kapur momentin që nga nisja e luftës në Ukrainë. Ajo është në fokus të dy samiteve të njëpasnjëshme që mbahen këtë javë në Granada të Spanjës.
Ballkani Perëndimor, që ka qenë në radhë prej dekadash dhe pretendentët e rinj si Ukraina apo Moldavia, po rrisin presionin ndaj bllokut.
Por përpara se Unioni të rritet, nga 27 vende anëtare në një grup me mbi 30 anëtarë, të gjithë bien dakord se disa gjëra duhet të ndryshojnë.
“Duhet të bëhet një riorientim i shpenzimeve prioritare në fushën e agrikulturës dhe kohezionit. Sepse në rast se zgjerimi bëhet pa ndryshime, ai do të përpijë shumicën e buxhetit dhe kjo do të jetë e papranueshme për shumë vende anëtare. Ndaj duhet një negocim në aspektin e buxhetit, të tipit kush paguan dhe çfarë merr në këmbim”, thotë Fraser Cameron, analist, Qendra për Politikat Evropiane.
Por pavarësisht asaj se çfarë do të thotë për BE-në të përfshijë vende të varfra, analistët besojnë se zgjerimet e kaluara humbën shansin për të reformuar votën unanime, për të shmangur vendosjen e vetos. Bëhet fjalë për një ide që vendet e mëdha e mbështesin.
Kjo është një nga idetë kryesore në raportin e fundit mbi zgjerimin nga Franca dhe Gjermania. Por teksti propozon gjithashtu krijimin e niveleve të reja të anëtarësimit, gjë që kundërshtohet nga Rumania, që deklaron se anëtarësimi duhet të jetë i barabartë për të gjithë.
“Duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos kemi vende të dorës së dytë në BE. Sepse kam dëgjuar shpesh të flitet në Bruksel për idenë për të pasur vende të nivelit të parë, si ato të vjetra, dhe anëtarë të rinj të nivelit të dytë. Është diçka negative dhe një ide shumë e keqe”, shprehet Vlad Gheorghe, euro-deputet rumun.
Çfarëdo që të ndodhë në Granada, zgjerimi i BE-së është një proces i gjatë dhe i lodhshëm, sidomos për vendet e përfshira nga luftërat.
Hapat e ardhshëm do të paraqiten në raportin e Komisionit Evropian mbi gjendjen e vendeve kandidate, që do publikohet në fund të muajit.
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh