A firmosi Shqipëria që të prodhojë armë për Ukrainën? Përgjigjet Besart Kadia
Zëvendës ministri i jashtëm Besart Kadia ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku ndër të tjera u përgjigj edhe për pyetjen nëse Shqipëria do të prodhojë armë për të ndihmuar Ukrainën.
Duke komentuar edhe samitin e mbajtur këtë të mërkurë në tiranë, ai tha se Volodymyr Zelensky bëri thirrje nga Tirana për të gjithë aleatët për armatime për tu mbrojtur nga agresioni i paprovokuar i Rusisë dhe Shqipëria është një vend aleat.
I pyetur nëse Shqipëria ka firmosur diçka të tillë, zëvendës ministri u përgjigj se nuk ka dijeni.
“Prodhimi i municioneve është një kërkesë për të gjithë vendet e Evropës Juglindore, çfarëdo municioni të prodhohet në Shqipëri në Maqedoni apo të tjera, nuk i bëhet dot ballë ushtrisë ruse me kontributin që mund të jepet nga ky vënd. Ne për frymë jemi ndër vendet më kontribuues për Ukrainën.
I pyetur nëse ka firmosur Shqipëria diçka të tillë, zëvendës ministri u përgjigj:
“Nuk ka asnjë akt të tillë, të paktën në dijeninë time. Është një proces normal që një vend në agresion të kërkojë ndihmë nga partnerët. Ne jemi partnerë ndajmë të njëjtat vlera dhe qëllime me Ukrainën. Gjithsesi e theksoi kërkesa e tyre nuk ishte ndaj Tiranës, por ndaj të gjithë partnerëve”,-tha Kadia.
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit