A janë në kundërshti integrimi në BE me bashkimin kombëtar? Mendimi i shqiptarëve
Barometri i ka vendosur qytetarët e pyetur në studimin e fundit për Bashkimin Kombëtar edhe përballë pyetjes që vendos dy projektet madhore të shqiptarëve, integrimin në BE dhe Bashkimin Kombëtar.
“A mendoni se këto projekte bien në kundërshtim me njëri tjetrin?” është pyetja e Barometrit, të cilës i janë përgjigjur me “jo” shumica e të pyeturve në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ata janë përkatësisht 51,5 % e të pyeturve në Shqipëri dhe 51,2 % e të pyeturve në Kosovë.
Ata që mendojnë të kundërtën: Pra që këto projekte kundërshtojnë njëri tjetrin, janë 33,9 % e të pyeturve në Shqipëri dhe 38,9 % e të pyeturve në Kosovë.
Barometri ka shkuar më tej, dhe ka pyetur me një tjetër nivel ata qytetarë që mendojnë se këto projekte kundërshtojnë njëri-tjetrin. Cilin do të preferonin nëse do të duhet të zgjidhnin mes tyre?
Shumica e të pyeturve në Shqipëri dhe Kosovë nga ata që mendojnë se këto dy projekte kundërshtojnë njëri-tjetrin, do të zgjidhnin Bashkimin Europian në vend të Bashkimit Kombëtar, nëse do të duhej të vendosin përballë një zgjedhje të tillë.
Përkatësisht ata përbëjnë 75 % e të pyeturve në Shqipëri dhe 71,9 % e të pyeturve në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s