A ka Serbia rezervistë në veri të Kosovës? Përgjigjet zv. ministri i Mbrojtjes
Ka pasur informacione se Serbia po mobilizon rezervistë në veri të Kosovës. Zv. ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Shemsi Syla tha se nuk ka asnjë shenjë tek e cila do të duhet të fokusoheshin, edhe pse rrjedhin informacione të ndryshme për këtë mobilizim dhe shtim të përgatitjeve të ushtrisë serbe.
Sipas tij përpjekjet e Serbisë për të instrumentalizuar pjesën serbe që është në Kosovë, nuk kanë ndaluar kurrë.
“Ne do jemi vigjilentë pavarësisht çfarë veprimesh bëjnë ne jemi në krye të detyrës. Jemi duke bërë organizimin tonë në bazë të rrethanave të krijuara, jemi në vazhdimësi në kontakt me faktorin ndërkombëtar, me KFOR-in, me SHBA-në, me të gjithë duke përcjellë gjendjen dhe duke ndihmuar me fakte konkrete në mënyrë që të mos bëhet panik apo ndonjë destabilizim i panevojshëm,” – u shpreh Syla.
Ndërkohë sa i takon fondit të sigurisë për ushtrinë e Kosovës, zv. ministri tha se do të bëhet gjithçka shumë transparente. Ai tregoi se përgjegjësia do të jetë e ministrisë së Financave, monitoruar nga qeveria e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)