A krijon konflikt publikimi i pagave? Haxhi: Tatimet po kërkojnë aleat publikun
Ish-zv.ministri i Financave, Elton Haxhi thotë se nuk gjen asnjë arsye tek nisma e kryeministrit për të pyetur publikun lidhur me publikimin e pagave në mënyrë periodike.
Sipas tij kjo gjë mund të shfaqë konflikte mes vetë punonjësve por edhe mes bizneseve.
Haxhi thotë se synimi është që të rritet presioni ndaj bizneseve në mënyrë që të deklarojnë pagat reale.
“Organet tatimore kërkojnë aleat publikun që t’i mbështesin me presion që bizneset të vetë rregullohen pasi ato nuk kanë në dorë asnjë instrument tjetër që të luftojnë informalitetin në paga”, tha ish-zv.ministri.
Haxhi shtoi se publikimi i pagave në fund të vitit të kaluar vuri në presion qeverinë dhe organet tatimore për të bërë detyrën që i ngarkon ligji.
“I vetmi efekt pozitiv ishte që qeveria apo organi tatimor u vu nën presionin e publikut që nuk kishte bërë punën siç duhet”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore