A mund të bashkohen dosjet e inceneratorëve? Flet ish-kryeprokurorja e Tiranës
Ish-drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi se SPAK ka treguar një vullnet të mirë për t’i shkuar deri në fund aferës së inceneratorëve.
E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj theksoi se hetimet po kryen dhe në kuadrin pasuror të personave që mund të kenë përfituar nga inceneratorët.
Ajo shtoi gjithashtu se dosjet e inceneratorëve nuk mund të bashkohen më nëse ato janë në faza të ndryshme proceduriale të shqyrtimit të tyre.
“Nëse më herët në kohë çështja e inceneratorëve do të kishte qenë më mirë të hetohej si një e tërë. Brenda kësaj të tërës do të zbuloheshin provat, qoftë për Ahmetajn, qoftë për Bllakon, qoftë për Kokën, kjo nuk pengonte tërësinë hetimore. Nëse çështjet kanë faza të ndryshme proceduriale ato nuk mund të bashkohen më. Siç dihet disa prej këtyre janë në gjykim me akuza të ngritura, sidoqoftë kjo nuk pengon hetimin e tërësisë, për faktin penal të dyshuar për shkelje të mundshme të zyrtarëve të tjerë të lartë apo përfitime të parregullta të subjekteve të tjerë. Ajo që është bërë e ditur është një vullnet i mirë i prokurorisë për t’i shkuar deri në fund detajeve që lidhen dhe me hetimet në kuadrin pasuror të subjekteve. Kemi gjithashtu me një vullnet politik në mbështetje nga të gjitha palët”, tha Imeraj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Afera e shekullit” Dervishi paralajmëron arrestime: Do ketë grup tjetër pas Ahmetaj
- Fundo: Janë lëshuar 15 urdhër-arreste mes tyre biznesmenë e familjarë të Ahmetajt
- A do të bëhet Ahmetaj bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokati: Është “kokë turku”…
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë