A mund të destabilizohet Shqipëria nga paratë ruse?
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit për Dezinformimin.
Në letrën e saj, Nikolla e fton zyrtarin amerikan të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë dhe ti drejtohet me një fjalë “për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje”.
Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” u shpreh se fillimisht duhet të shihet nëse ka media që financohen nga Rusia.
Mes tjerash ai shtoi se dhe nëse ka, duhet të shihet nëse sjellin destabilizim në vend.
“Nuk besoj se ne e vuajmë influencën ruse, këtë e vuajnë vendet që kanë një traditë dhe popullsi pro-ruse. Shqipëria nuk ka pasur asnjë shenjë të rillë. Kjo është përdorur elektoralisht gjithmonë me sukses. Në shoqërinë shqiptare , orientimi pro-perëndimor e bëjnë që të refuzojnë çdo njeri që ka lidhje të fshehta me lindjen. Përderisa nuk janë përfshirë mediat si grup interesi në diskutim, përderisa është bërë një procedurë e fshehtë, për të kërkuar një problem që nuk ekziston, për çfarë është? Nëse ka media që financohet nga burime ruse ne duhet ta shohim nëse këto burime destabilizojnë vendin. Pastaj doli e vërteta që gjithë çështja e rublave ruse ishte e financuar nga Rama”-tha Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës