A mund të shkarkohet Erion Veliaj? Manjani citon ligjin për kryebashkiakët

10 Shkurt 2025 | 22:39

Juristi Ylli manjani shpjegoi në “NOW me Erla Mehillin” rastet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet dhe arsyet që e justifikojnë këtë.

Duke u ndalur te arrestimi i Erion Veliajt, ai citoi nenin 62 të ligjit për Qeverisjen Vendore, i cili përcakton kushtet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet.

“Ka një ligj në Shqipëri, ligji për Qeverisjen Vendore, nenin 62, i cili thotë se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

  1. Kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve;
  2. Dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  3. Propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë prej tre muajsh pa ndërprerje.”

“Ku është shkelja e Kushtetutës këtu?”, tha Manjani.

Përsa i përket mundësisë së dorëheqjes së Veliajt, Manjani e quajti këtë një “gabim të rëndë dhe shtoi:

“Dorëheqja është akti i vetëm që i ka mbetur Veliajt për të negociuar. Po të isha unë, do ta bëja. Po për çfarë është në burg ai? A po vepron sipas drejtësisë hyjnore apo është nën ndikimin e Nesti Angonit? Po, dorëheqja është kaq e lehtë për të! Veliaj është në majë të kalit dhe mund të ikë sa të dojë.”

Manjani theksoi se askush nuk po i del në krah Veliajt sot në ditë e tij të arrestimit dhe e cilësoi Bashkinë e Tiranës si një “varr politik të hapur.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026