A po shkon PD drejt skenarit të djegies së mandateve? Përgjigjet Alimehmeti

14 Maj 2025 | 22:29

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, foli në Euronews Albania lidhur me mandatet dhe procesin zgjedhor të numërimit për kandidatët në qarkun Tiranë.

Nisur nga ajo çfarë ka shprehur kreu i PD-së Sali Berisha që “nuk pranojmë mandatet e një krimi”, Alimehmeti u pyet nëse do digjen këto mandate apo është thjeshtë një retorikë që mund të shuhet sapo të nis Parlamenti i ri.

“Unë jam aktivisht akoma në proces numërimi dinamik, unë nuk djeg etapa. Procesi zgjedhor është ende. Ka akoma diskutim mandatesh, sidomos në Tiranë. Jemi në mes të procesit të numërimit nga ku nuk janë numëruar as gjysma e kutive të qarkut të Tiranës.

Falenderoj vëzhguesit dhe komisionerët për lodhjen. Dhe ne kemi një interes që ky proces të përfundojë sa më shpejt pasi ky është edhe interesi i publikut.

Kemi parë të ndodhin shumë gjëra në fushatë, edhe ditën e zgjedhjeve dhe kemi një fakt që e thotë raporti i OSBEODIHR për elementët negativ dhe pozitiv dhe jo ligjore në zgjedhje. Këtu perfshihet edhe falja e gjobave vetëm pak ditë para zgjedhjeve nga Edi Rama”, tha Alimehmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026