A pritet që deputetë të tjerë të lënë mandatet?

8 Nëntor 2022 | 17:31

Deputetët që lanë mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit ishin:
• Alfred Rushaj
• Mark Marku
• Grida Duma
Gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj tha se pritet të ketë të tjera lënie mandatesh, por nuk dihet nëse do jenë për shkak të krizës që po kalon aktualisht Partia Demokratike apo për shkak të zgjedhjeve lokale që po vijnë.
Nëse deputeti Belind Këlliçi fiton primaret në garën për Tiranën duke u bërë kështu zyrtarisht kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit, siç ka pohuar edhe ai vetë do të dorëzojë mandatin e deputetit.
E njëjta gjë vlen edhe për deputetin Zef Hila i cili ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për primaret në Vaun e Dejës duke aspiruar postin e kryebashkiakut të cilin e ka mbajtur edhe më parë.
Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar, në garën e Elbasanit deputeti Luciano Boçi përflitet si një kandidat potencial, e nëse do të konfirmohet si fitues në primare atëherë edhe Boçi duhet të lërë mandatin, duke i hapur rrugë kështu deputetit tjetër më të votuar në Elbasan në zgjedhjet e 25 prillit.

Myslimaj tregoi më tej se në momentin që Alfred Rushaj do të zyrtarizojë lënien e mandatit të tij pritet të zëvendësohet nga Petrit Doda, i cili në listën e Tiranës u rëndit në vendin e 32-të.

Nëse Doda nuk e pranon mandatin, pasi situata në PD është shumë e tensionuar i treti në radhë është Asllan Dogjani.
Mark Marku u zëvendësua nga deputetja më e re në qarkun e Lezhës, Elda Hoti, e cila u rendit e nënta.
Ndërkohë Grida Duma e cila e la sot mandatin pritet të zëvendësohet nga Ori Nebiaj, e cila u rendit e 18-ta në listën e Tiranës.
Në rast se Nebiaj nuk e pranon mandatin për shkak edhe të angazhimeve në televizion, atëherë posti i kalon Lediana Fratarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026