A rrezikohet siguria e Kosovës me Donald Trump? Eksperti i sigurisë jep detaje

12 Nëntor 2024 | 10:10

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli rreth asaj që pritet të ndodh me Kosovën pas rikthimit në pushtet të ish-presidentit Donald Trump.

Sipas tij administrata e Trump pritet të ketë si bazament kyç të politikës së saj Rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të neutralizojë ndikimet e Rusisë dhe të Kinës.

Eksperti tha se sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit për Kosovë, ajo do të vijojë aty ku janë lënë bisedimet, pasi siç u shpreh ajo marrëveshje nuk është plotësuar.

Shala shtoi se për Kosovën ndryshimet do të vijnë shumë shpejt pas betimit të presidentit Trump, ku do të bëhen edhe negociatat mes saj e Serbisë e shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje që do të rezultojë më njohjen e shtetit të Kosovës nga pala serbe.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë bazament kyç i politikës amerikane për të neutralizuar në çdo aspekt ndikimin kinez sepse në nivelin strategjik shtetet e Bashkuara të Ameikës do të ballafaqohen me Kinën sa i përket çështjes së ekspansionit të tyre ekonomik në Europë dhe më tutje.

Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ardhur me një politik të brendshme ekonomike, pra duke forcuar në aspektin ekonomik kompanitë prodhuese amerikane, ndërsa ndaj kompanive që veprojnë jashtë territorit amerikan dhe nuk janë në pronësi të shtetasve amerikanë do të vendoset taksa.

Çështja e marrëveshjes së Uashingtonit do të jetë aty ku e ka lënë presidenti Trump. Pasi ajo marrëveshje nuk është plotësuar. Ajo ka disa mangësi dhe kjo do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në planin e presidentit Trump që Kosova dhe Serbia në mënyrë pragmatike të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, e cila do të ketë një njohje.

Ne kemi parë çështje të njohjes së Izraelit. Kjo u arrit me një telefonat të bërë nga presidenti Trump. Mund ta imagjinoni që në një nga takimet që do të ndodh shumë shpejt pas inaugurimit të presidentit Trump, mund të kemi një vendim që dy zyrat ndërlidhëse e Kosovës në Serbi dhe e Serbisë në Kosovë, do të shndërrohen me forcë nga zoti Trump si ambasada. Kjo do të arrinte marrëveshjen përfundimtare”,-tha Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026