A rrezikon PD të ketë përsëritje të 6 marsit? Alibeaj: Armiku i vërtetë është Rama

3 Tetor 2022 | 15:45

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, teksa foli për ligjin e lustracionit bëri me dije se PD ka depozituar në parlament tre iniciativa ligjore kundër përdorimit të propagandës komuniste.

“PD ka depozituar në Kuvend tre  legjislativa ligjore, kthimi i burgut të Spaçit në muze kombëtar, e dyta është hapja e dosjeve, së treti është iniciatiava kundër përdorimit të simboleve të propagandës komuniste.”- deklaroi Alibeaj.

I pyetur se nëse merr direktiva nga Lulzim Basha, Alibeaj deklaroi se tashmë është koha që demokratët të bëhen bashkë për përballjen me procesin zgjedhor.

Alibeaj deklaroi ndër të tjera se armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama, kur u pyet se a rrezikon PD të ketë një përsëritje të 6-marsit.

“Ka qenë me kryetarë të degëve të veriut, këtë javë mund të kemi me ata të jugut. Është momenti që të gjitha strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij”- nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026