Abazoviç: Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahet në Malin e Zi
Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç, ka bërë një ftesë të hapur që Mali i Zi të mirëpres raundin e radhës të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Abazoviç e bëri ftesën në një intervistë për The Pavlovic Today, ku theksoi se nëse do të ketë një raund të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, ato të mbahen në territorin e Malit të Zi.
“Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka ndonjë raund të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i pritur në Mal të Zi.
Si një komb që dëshiron të dëshmojë se vendet tona fqinje arrijnë një marrëveshje të kënaqshme, ne jemi të përgatitur të kontribuojmë dhe mbështesim procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet tona fqinje dhe jemi të etur për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi, duke përfshirë mbështetjen logjistike”, pohoi ai.
Abazoviç shprehu mbështetjen për planin evropian, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por personalisht besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë që është fitimprurëse edhe për Serbinë edhe për Kosovën.
Kjo është rruga që rajoni duhet të ndjekë. Rruga e normalizimit është ajo e duhura për rajonin si hap i parë dhe në fund, pasi të plotësohen të gjitha kriteret, anëtarësimi në Bashkimin Evropian si synimi final për të gjithë rajonin”, tha ai.
Abazoviç e vuri theksin te zbatimi i marrëveshjes, si gjëja më e rëndësishme e gjithçkaje që është arritur.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026