Abdixhiku takon Osmanin: Fituam në terren, tani të fitojmë betejën diplomatike

27 Shtator 2023 | 13:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku diskutuan në lidhje me zhvillimet në Veri.

Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku bën me dije se në takim shprehu nevojën e unitetit kombëtar të të gjithë aktorëve politik për të përballuar sfidat që vijnë nga Serbia.

Ai përgëzoi Policinë e Kosovës për përballjen me terroristët dhe theksoi se pas fitores së tyre në terren është koha që të fitohet dhe beteja diplomatike.

“Mbrëmë, kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore  – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm.

Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve.

Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren.

Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë.

Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, shkroi Abdixhiku në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026