Sveçla publikon foton: Pjesë e terroristëve të vrarë dhe truproja e Aleksandër Vulin
Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dekalruar përmes një postimi në facebook, se pjesë e tre terroristëve serbë të vrarë në kosovë është dhe Bojan Mijailoviç, truproja personale e Aleksandër Vulin, shefI i inteligjencës serbe.
Sipas Sveçlës, Mijailoviç e ka shoqëruar Aleksabndër Vulinin në vizitën e këtij ë fundit në Kosovë.
Ministri Sveçla nënvizon se ky fakt është dëshmi e pa kundërshtueshme se shteti serb fshihet pas planit për destabilizimin e veriut të Kosovës.
Sveçla akuzoi të martën Milan Radoiçiçin, nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më 26 shtator, Sveçla e ka publikuar një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiç i armatosur brenda manastirit në Banjskë.
Postimi i Ministrit të Brenshëm të Kosovës në facebook:
Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radoiçiç. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.
Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandër Vuçiç në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radoiçiç, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.
Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviçit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.
Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil.

LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë