Abilekaj: Gabimi i fundit që ka bërë Jamarbër Malltezi pasi doli nga burgu
Analisti Enton Abilekaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se qëndrimi i Jamarbër Malltezit pas daljes së tij nga paraburgimi, me anë të statusit të tij, nuk ishte shumë korrekt.
Sipas Abilekajt, një reagim i tillë duket si një skemë për t’u mbrojtur politikisht ndërkohë që ai duhet të mbrohet në mënyrë civile, pasi reagimi politik e komplikon më tepër çështjen,
“Nëse SPAK ata i ndjek në gjendje të lirë për ngjarje që ka ndodhur para pak vitesh, e për të cilën ata mund të përdorin pushtetin edhe për të prishur provat, nuk kanë arsye përse të mos veprojnë me një person i cili hetohet për një ngjarje të para 10 viteve ku nuk ka as pushtet dhe as prova për të prishur.
Reagimi politik, për mua vetëm sa e komplikon çështjen. Ne themi a kemi të bëjmë me një dosje politike? Uroj të mos kemi, kjo do duket hap pas hapi, por nëse subjekti sapo hetohet thotë, ky është hetim politik, kjo duket si skemë për t’u mbrojtur politikisht, në vend që të mbrohet si civil. Unë nuk do doja ta shikoja nga askush as nga zoti Berisha, deri në momentin që duket vërtet sikur ka një tendencë”,-tha Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit