Abilekaj: Kurti s’ka arsye ta takojë Ramën, që të bëjë si flamurtar, gabimi që u bë

6 Korrik 2023 | 21:24

Gazetari Enton Abilekaj komentoi nisjen e turit të kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan, ku homologu i tij kosovar refuzoi ta takoj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Kurti nuk kishte arsye të takonte Ramën për “Procesin e Berlinit”, ndërkohë që  Kosova është në krizë për shkak të situatës së krijuar në Veri.

“Nëse Rama shkon për procesin e  Berlinit siç ai pretendon, Kurti ka një krizë emergjente për të menaxhuar. Nuk besoj se në këtë situate duhet të flitet për një proces që do të bëhet në tetor. Ti nuk mund të procedosh as me Procesin  e Berlinit, nëse ke një cenim sigurie në Veri të Kosovës. Nëse cenohet garancia fillestare atëherë nuk ka as proces Berlini. Kemi një kryeministër që njëherë thotë që rrezikohemi të kemi konflikt në Kosovë dhe pastaj bën sikur nuk ekziston konflikti dhe  niset për Procesin e Berlinit. Kështu që ata nuk kanë se çfarë po flasin për këtë proces. Nëse Rama do të shkonte si kryeministër i Shqipërisë dhe jo si negociator, do pritej nga Kurti. Për më tepër që anulimi i mbledhjes së dy qeverive ishte shumë e rëndë. Këto janë arsyet që Kurti se takoi Ramën, aq më tepër Rama të dalë më pas si flamurtar në Ballkan”- tha Abilekaj.

vijon…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026