Abilekaj: Të pavendosurit mund të jenë thesar për PD
Gazetari Enton Abilekaj komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me prirjen e votës për partitë politike 2 muaj para zgjedhjeve.
Sipas tij, ata që mund të bëjnë diferencën për opozitën janë të pavendosurit, ata njerëz që nuk e deklarojnë votën ose prej frikës ose sepse nuk shohin ende një alternativë të duhur për të votuar.
“Këta që janë të pavendosur që në përgjithësi janë njerëz që nuk e deklarojnë votën ose prej frikës, ose nuk pëlqejnë asnjë ofertë, mund të jenë thesari për të arritur pak më shumë opozita në zgjedhje. A ka bërë diçka opozita për t’i bërë për vete këta? Sot ajo që mund të bëjë dallim mes dy forcave më të mëdha është oferta dhe koalicioni opozitar ka nxjerrë një ofertë, oferta e Ramës është ecim përpara se diku do vemi. Diçka mund të ketë ndryshuar numerikisht me koalicionin, dhe mund të ketë krijuar një besim tek të pavendosurit që këta mund të vijnë në pushtet. I duhen 18,2 për qind, është pak e vështirë për t’u arritur, vetëm nëse ndikon vota e diasporës”, tha Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut