Abu Dhabi hap muzeun më të madh të historisë natyrore në Lindjen e Mesme
Që nga krijimi i planetit tonë e deri te historia e jetës në tokë, Muzeu i Historisë Natyrore i Abu Dhabit i cili shfaq disa nga ekspozitat më të rëndësishme në botë që i japin jetë historisë së natyrës do të hapë dyert për publikun.
Hapësira prej 35,000 metrash katrorë është muzeu më i madh i këtij lloji në Lindjen e Mesme dhe feston 13.8 miliardë vjet shkencë dhe zbulime.
Ndër objektet kryesore është një nga shembujt më të mirëruajtur të një dinosaur 66 milionë vjeçar të quajtur ‘Stan’. Ky është një nga fosilet më të plota dhe të ruajtura në mënyrë të shkëlqyer të gjetura ndonjëherë. Për herë të parë në botë, ai shfaqet në një skenar beteje me një tjetër dinosaur.
Meteoriti Murchison është një tjetër ekspozitë që me siguri do të tërheqë njerëz. Një nga shkëmbinjtë hapësinorë më primitivë të njohur nga njeriu, u formua nga një asteroid mëmë rreth 4.5 miliardë vjet më parë, në lindjen e sistemit tonë diellor.
Historia natyrore dhe mrekullitë e Gadishullit Arabik janë pjesë integrale e rrëfimit të muzeut dhe shfaqen në shumë galeri të ndryshme.
Koleksionet paraqesin gjetje arkeologjike, si dhe objekte të lidhura me historinë kulturore dhe shoqërore.
Midis 1,500 objekteve të ekspozuara është një rikrijim i një anijeje tregtare që do të kishte lundruar në Gjirin Arabik në Epokën e Bronzit dhe ndoshta më i vogli, por një nga objektet më të rëndësishme, perla më e vjetër në botë “Perla e Abu Dhabit”, e cila është datuar me rreth viteve 5800 dhe 5600 p.e.s.
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës