Abuzimi me 15-vjeçaren, reagon për herë të parë publikisht ministrja Shahini
Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha të enjten në Kuvend se “të gjithë duhet të ndihemi përgjegjës për atë që ndodhi me 15-vjeçaren e abuzuar nga roja e shkollës në periferi të Tiranës”.
Në një fjalim të mbajtur në parlament, Shahini kontekstualizoi abuzimin seksual si një fenomen që ndodh vazhdimisht pavarësisht se ligji e dënon atë me burg.
“Ndëshkimet nuk po mjaftojnë për të parandaluar abuzimin, sepse duhet të kuptojmë se abuzimi po ndodh në një kontekst patriarkalizimi të thellë ku gratë dhe vajzat objektifikohen ndërsa nga burrat dhe djemtë po pritet një sjellje grabitqare dhe abuzuese. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht, nuk i është hedhur një fjalë në rrugë në punë apo në shkollë, me qëllim që të ofendohet, turpërohet apo objektivizohet dhe përkundër faktit që ngacmimi seksual dënohet me burg,” – tha ministrja Shahini teksa këmbënguli se konteksti i dhunës vazhdon pasi abuzimet nuk raportohen.
Ministrja kritikoi edhe mediat me etiketimet diskriminuese dhe relativizuese të vrasjes së grave si “krime pasioni”.
“Natyrisht ne kemi përgjegjësi institucionale që ta ndryshojmë kulturën në shkollë. Secili nga ju keni përgjegjësi individuale të ndryshoni kulturën në rrethin tuaj, grupi i organizatave për grave dhe fëmijëve kërkonte që Ministria e Arsimit të prononcohej për rastin e abuzimit të së miturës. Dua ta bëj të qartë se as sot e as kurrë sa të jem unë ministre, Ministria e Arsimit nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit sepse kjo do të kontribuojë në riabuzimin e viktimave dhe identifikimin e tyre,” – tha Shahini në parlament.
Ditën e mërkurë Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) i bëri thirrje Prokurorisë që të marrë në hetim ministren Shahini, pasi ka pasur ankesa të vazhdueshme për abuzime seksuale në shkolla dhe ajo nuk ka marrë asnjëherë masa për ndëshkimin apo parandalimin e tyre.
Lexoni gjithashtu:
Mesazhet në muret e Tiranës kundër dhunës seksuale: Ti ke motra, nuk je vetëm!
Peticioni me gati 10 mijë firma, kërkohet regjistër publik për abuzuesit seksualë
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve