Abuzoi me tenderat, Granit Gjana i shpëton burgut: Jepet pretenca nga SPAK

28 Tetor 2024 | 10:13

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, lidhur me akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste. Sipas akuzës, Gjana dyshohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike duke favorizuar palë të caktuara, çka bie ndesh me ligjin për barazinë në tendera dhe konkurrencën e ndershme.

Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit, duke e reduktuar atë në 1 vit burg. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar konvertimin e dënimit me burg në 2 vite shërbim prove, gjë që do të thotë se Gjana nuk do të vuajë dënimin në burg për sa kohë që respekton kushtet e provës për këtë periudhë.

Në seancën e ardhshme gjyqësore, gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar për Gjanën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku...
08:41 | 24/07/2026

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026