Ademi nga Agjencia Europiane e Barnave: Ilaçi Ozempic fals rrezikon jetën
Injeksione Ozempic false janë identifikuar në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar duke ngjallur kështu shqetësim te qytetarët, jo vetëm aty por edhe në vende të tjera.
Ornela Adem, Këshilluese Shkencore nga EMA e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se këto ilaçe janë shitur lirë në depot e farmacive shpërndarëse.
Më tej ajo theksoi se përdorimi i këtij ilaçi mund të ketë efekte anësore shumë të dëmshme tek ata që e përdori.
“Nga informacioni që kemi këto ilaçe janë shitur më lirë nga depot e farmacive shpërndarëse. Ndërsa përsa i përket efekteve që kanë, ne nuk jemi në dijeni ende të efekteve. Duhet bërë shumë kujdes. Rasti më i mirë, këto kanë një mbushje që nuk kanë asnjë lloj efekti te pacienti por më e keqja është se ata rrezikojnë të kenë efekte anësore të lehta deri ato më të dëmshme. Është shumë e rëndësishme që të tregohet kujdes”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar