English

“Mendoja vetëm si të mbijetoj, asgjë tjetër” – Amerikani që shpëtoi nga terroristët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një amerikan i cili ishte me pushime në Izrael është me fat që është gjallë pasi mori pjesë në festivalin e muzikës izraelite “SUPERNOVA” që u pushtua nga terroristët e Hamasit. Liroy Alex, 28 vjeç, nga Çikago, ishte me miqtë kur militantë të armatosur zbritën nga qielli pasi kaluan me paraglide mbi kufirin izraelit nga Gaza. Ai ka bërë ndërhyrje në njërin sy tek i cili ka humbur edhe shikimin.

- Advertisement -

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania Liroy tregoi se si festivali  në ambient të hapur ku gjendeshin mijëra të rinj u kthye në një ferr vërtetë brenda disa minutash pasi u sulmuan nga Hamasi.

Ai tha njerëzit nisën të vraponin ku të mundnin që t’u shpëtonin të shtënave me armë zjarri nga të gjitha anët, ndërsa e vetmja gjë që mendonte në ato momente ishte si të mbijetonte.

“Mendimi imi parë ishte si mund të mbijetoj, s’e dija nëse do vdisja në 1 orë apo 3 orë. A do ktheheshin terroristët, do na rrëmbenin, isha u plagosur. Nuk kishim as ujë, u përpoqëm të gjenim vendin më të mirë që të shtriheshim në këtë situatë  që të mos ekspozoheshim. U përpoqëm që të mbijetonim… duke dëgjuar të bërtitura, të shtëna nga të gjitha anët ndërsa je edhe i plagosur është një situatë mjaft kaotike”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?