Administrata Trump ngrin miliarda dollarë ndihmë për Harvardin
Departamenti i Arsimit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar Universitetin e Harvardit se po ngrin miliarda dollarë në grante kërkimore dhe ndihma të tjera derisa universiteti të bjerë dakord me një sërë kërkesash nga administrata e Presidentit Donald Trump, tha një zyrtar i lartë i departamentit.
Harvardi është bërë shënjestër e administratës për shkak të akuzave për antisemitizëm në kampus gjatë protestave nga organizatat pro-palestineze, thekson Reuters.
Në javët e fundit, administrata Trump ka shtuar veprimet e saj kundër Harvardit.
Ajo nisi një shqyrtim zyrtar të gati 9 miliardë dollarëve në fonde federale për Harvardin, duke kërkuar që universiteti të ndalojë praktikat e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, dhe të marrë masa të ashpra ndaj disa grupeve pro-palestineze që morën pjesë në protesta, si dhe ndaj përdorimit të maskave gjatë këtyre protestave.
Harvard hodhi poshtë një numër kërkesash nga administrata Trump muajin e kaluar, duke i quajtur ato një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë akademike.
Universiteti e paditi administratën Trump pasi kjo e fundit pezulloi rreth 2.3 miliardë dollarë fonde federale për institucionin arsimor, duke premtuar se do të adresonte diskriminimin në kampus.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak