Adoleshentët e dhunshëm, psikologët tregojnë faktorët ndikues
Dhuna midis adoleshentëve është kthyer gjithmonë e më aktuale në shoqërinë shqiptare.
Ngjarja e disa ditëve më parë në Tiranë, ku dy vajza minorene në një shkollë 9-vjeçare rrihnin njëra tjetrën, ka ngritur sot pyetjen se çfarë po ndodh me adoleshentët shqiptarë.
Psikologët thonë se këto ngjarje vijnë si pasojë mos edukimit në familje dhe shkollë.
“Ne flasim për adoleshentë të cilët ngrihen vonë, shkojnë pa dëshirë në shkollë. Pjesëmarrja në auditore është pa dëshirë. Pjesën më të madhe e kalojnë nëpër kafene. Jam tepër të fokusuar ndaj Medias, telefonave dhe lojërave elektronike që kanë krijuar një boshllëk dhe një dëmtim në aspektin mendor. Janë larguar nga librat, janë larguar nga aktivitetet komunitare, që i bëjnë të kenë empati, të luftojnë për varfërinë dhe gjitha këto aspekte bëjnë që ne të kemi ngjarje të tilla. Padiskutim dhe varfëria i shtyn njerëzit të krijojnë situata të tilla,” – u shpreh psikologia Çiljeta Simaku.
Jo vetëm në kryeqytet, por edhe në zona të tjera ngjarje të tilla janë regjistruar disa herë.
Por çfarë duhet bërë, sipas psikologes, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
“Ne duhet të krijojmë patjetër si shoqëri, si individë, shkollat, prindërit duhet të krijojme ambiente e mundësi që këta të rinj mos e humbasin kohën e tyre kot. Kurrikula për shëndetin mendor, si të menaxhojnë inatin, mërzinë, që adoleshentët i kanë të gjithë. T’i lidhim me librin, aktivitete humanitare, të japim kontributin e tyre në komunitet, kjo do i bëjë me të përgjegjshëm, më të hapur,” – u shpreh Simaku.
Sipas statistikave zyrtare të marra nga policia e Korçës në vitin 2022 pati mbi 17 ngjarje ku adoleshentet janë përfshirë ne raste dhune me njeri tjetrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona