Adrian Civici: Pjesa më e madhe e të punësuarve në vend nuk do të tatohen
Në emisionin “Now”, rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici tha se vendimet kryesore financiare që po merren nëpër botë, lidhen me lehtësimin e ngarkesës fiskale për punën dhe shtimin e ngarkesës fiskale dhe kontributit nga prona dhe kapitali.
Kjo gjë ka filluar të ndodhë edhe në vend, sipas z. Civici, me masa si heqja e tatimit për pagat nën 40.000 lekë. Ai theksoi se me anë të kësaj mase, pjesa më e madhe e të punësuarve në vend, nuk do të paguajnë taksa.
“Edhe në po e ndjekim këtë, pasi pagat deri në 40000 mijë lekë nuk do të kenë asnjë tatim për të paguar për të ardhurat, ku janë rreth 280.000 mijë të punësuar”, tha z. Civici.
Ai sugjeroi se duhet zgjidhur si duhet ekuilibri midis ngarkesës fiskale dhe kontributit të pjesës së pronës, kapitalit dhe punës, për të lehtësuar ngarkesën e punës dhe për të shkarkuar një pjesë të këtij kontributi te kapitali dhe prona.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit