Aeroplani i përplasur në Toronto, mbijetojnë të gjithë personat që ishin në ekuipazh
Të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e përplasur në Aeroportin Pearson të Torontos në Kanada, kanë shpëtuar, sipas shefes ekzekutive të aeroportit, Deborah Flint.
“Jemi të lumtur që nuk ka pasur humbje jete, por vetëm plagë relativisht të lehta”, ka thënë ajo.
Një fëmijë dhe dy të rritur janë plagosur më rëndë gjatë përplasjes, sipas shërbimeve të emergjencës, ndërsa 18 persona janë dërguar në spital. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi aeroplani është rrokullisur pasi ka tentuar të aterojë në terren me borë dhe frymë të madhe.
Aeroporti Pearson ka thënë se aeroplani është i kompanisë amerikane Delta, dhe është nisur prej Mineapolisit. Në të kanë qenë 80 persona, 76 pasagjerë dhe katër anëtarë te ekuipazhit. Aeroporti është mbyllur pas incidentit, mirëpo fluturimet janë kthyer ndërkohë, sipas autoriteteve.
Bordi për Siguri të Transportit të Kanadasë ka thënë se ka angazhuar një ekip për të kuptuar se si ka ndodhur saktësisht rasti. Dy pista do të jenë të mbyllura për disa ditë për hetime dhe pasagjerëve u është thënë se mund të përballen me vonesa.
Incidenti në Kanada ka ndodhur pak kohë pas disa incidenteve të ngjashme në Amerikën e Veriut në fund të janarit.
Një helikopter ushtarak është përplasur me një aeroplan pasagjerësh në Uashington, duke vrarë 67 persona, ndërsa të paktën shtatë të tjerë kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani transportues në Filadelfia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta