“Aeroporti i Vlorës do ndërtohet dhe do jetë operacional”, Karakaçi: 30 ditë afat kompanive të zgjidhin mosmarrëveshjet

3 Qershor 2026 | 12:47

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se ministria që ai drejton iu ka lënë 30 ditë afat kompanive kontraktore që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës që të zgjidhnin mosmarrëveshjen tregtare mes tyre.

Karakaçi u shpreh se aeroporti i Vlorës do ndërtohet dhe do jetë operacional sipas afateve të vendosura nga ndërtuesit.

“Aeroporti i Vlorës ka një mosmarrëveshje tregtare mes dy ortakëve. Ata janë ofruar vetë për të ndërtuar projektin. Ka një mosmarrëveshje tregtare që ka dhënë një imazh negativ sa i përket aeroportit.

Ministria ka qenë e kujdesshme, por i kam dërguar një shkresë së fundmi ku i kam kërkuar që mosmarrëveshjet tregtare të zgjidhen.

Kemi lënë një afat 30-ditor që të zgjidhet mosmarrëveshja për aeroportin e Vlorës. Jemi ofruar që të negociojmë edhe ne si qeveri.

Aeroporti ka ecur mirë sa i përket avancimit të punimeve. Do të marrim masat që të përfundojë sa më shpejt sipas afateve që vetë kompanitë kanë vendosur. Çdo ditë vonesë ka penalitete dhe kemi lëshuar faturat e para të penaliteteve”, tha Karakaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026