Afër një marrëveshje me BE-në, çfarë synon Sllovakia deri më 15 korrik?
Sllovakia synon të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian deri të martën, më 15 korrik, në lidhje me furnizimet me gaz rus në bllok, një ndalim i të cilit është propozuar nga Komisioni Evropian duke filluar nga 1 janari 2028, u tha gazetarëve kryeministri sllovak Robert Fico.
“Sllovakia dëshiron të arrijë një marrëveshje me BE-në deri të martën mbi kërkesat e Bratislavës në lidhje me planin e Komisionit Evropian për të hequr gradualisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027”, tha Fico. “Deri të martën, besoj se mund të arrijmë diçka”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se është e vështirë të parashikohet se kur do të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për Bratislavën dhe kur BE-ja do të jetë gati të miratojë sanksione të reja anti-ruse. “Nuk do t’i hedh interesat kombëtare sllovake në koshin e plehrave”, theksoi ai. “Ne duam garanci politike nga partnerët tanë. Nuk mund ta pranojmë paketën [e 18-të] të sanksioneve. Thjesht nuk mundemi, sepse Sllovakia nuk e mbështet atë”, deklaroi kryeministri.
Sipas Ficos, gazi rus mbetet thelbësor për Evropën. Bratislava këmbëngul që BE-ja duhet të sqarojë se çfarë do të ndodhë me furnizimet me gaz rus pasi të zgjidhet konflikti në Ukrainë, duke pasur parasysh ndalimin e propozuar për importimin e burimeve energjetike ruse.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit