“Afera e Hidrocentraleve”, gjykata rrëzon akuzat për 4 ish-ministra në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës ka rrëzuar akuzën e “keqpërdorit të detyrës zyrtare“ për katër ish-ministra të qeverisë së Kosovës, për çështjen e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza ish-ministrat: Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiç, Besim Beqaj dhe Dardan Gashi, raporton Radio Europa e Lirë.
“Ata janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore, më 8 nëntor.
Në prill të vitit 2020, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë edhe ish-ministrat, në atë kohë ku qeveria udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Sipas aktakuzës ata njëzëri kishin votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.
Sipas organit të akuzës, dëmi tjetër i shkaktuar nga personat e akuzuar është është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro, që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit, sepse, sipas prokurorisë, KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezentuar vlerën e aseteve para privatizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë