Afrimi i Pashkës, rritet prania e forcave policore në Romë

29 Mars 2024 | 14:01

Pavarësisht motit me shi, vizitorët në Romë e kanë shijuar javën e pushimit që i paraprin Pashkës katolike. Por pas sulmit terrorist në Moskë, Italia, sikurse vende të tjera evropiane, ka rritur nivelin e alarmit në vend.

Këtë javë, Ministria e Brendshme njoftoi se kontrollet dhe mbikëqyrjet do të përforcohen, me vëmendje të veçantë që do t’i kushtohet zonave të populluara. Masa shtesë do të merren kryesisht për kryeqytetin, nga e premtja deri të dielën e Pashkës.

Që prej 7 tetorit, qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kishin lidhje me organizatat terroriste. Zona të ndryshme të kryeqytetit janë prekur nga masat e rritura të sigurisë si ato të argëtimit dhe ato me objekte kulti, përfshirë sinagogat. Por turistët nuk duken shumë të shqetësuar nga masat.

“Po kalojmë mirë, siç e kishim planifikuar. Situata nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin apo krizën globale që na ka prekur të gjithëve. Ne vazhdojmë jetën tonë të vogël këtu, pushimet tona këtu në Romë, familjarisht. Ndaj, çdo gjë është në rregull”, thotë një qytetar.

Krahas pikave kryesore të transportit publik, si stacionet e trenave dhe aeroportet, forca policie janë shtuar në Vatikan, ku planifikohet të celebrohet dhe Pashka katolike.

Edhe banorët vendas nuk duken shumë të shqetësuar. Ata janë më të fokusuar tek mundësia e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe tek pasojat që konflikti mund të ketë në Evropë.

“Përshkallëzimi i mundshëm i konflikteve është më shqetësues dhe po ashtu një temë diskutimi mes gjeneratave të reja. Ndaj, pa asnjë dyshim, kjo na shqetëson më shumë”, shprehet një qytetare.

Krahas masave kombëtare që po aplikohen në shumë qytete, policia po monitoron internetin për të gjurmuar aktivitete terroriste që mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026