Agim Baçi debat me studiuesin: Avni Rustemi dhe Mit’hat Frashëri, si nata me ditën
Gazetari Agim Baçi dhe studiuesi Niko Kotherja kanë debatuar në lidhje me një pjesë të historisë së Shqipërisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Baçi u shpreh se Avni Rustemi dhe Mit’hat Frashëri kanë qenë si nata me ditën, pra ishin të kundërt.
Por Kitherja është shprehur se ata të dy kanë qenë bashkë në momente kritike për Shqipërinë.
Agim Baçi: Avni Rustemi me Mit’hat Frashërin? Asnjë lidhje, si nata me ditën janë.
Niko Kotherja: Mos u shprehni për gjëra që nuk i njihni. Nëse ky thoni që është nata me ditën, kur dokumentet tregojnë tjetër gjë, ky është dizinformim.
Agim Baçi: Unë po them shkakun, në 30 vjet, shqiptarët dinë më shumë çfarë i ka thënë Enveri Mehmetit te veshi, se sa çka bërë Mit’hat Frashëri dhe të tjerët.
Niko Kotherja: Të vish sot pas 3 dekadash dhe të thuash që nuk ka në lidhje fare.
Agim Baçi: Thashë si nata me ditën.
Niko Kotherja: Ata të dy me njëri-tjetrin janë palë në momente shumë kritike të Shqipërisë.
Agim Baçi: Do t’i lidhësh tani ti Niko? Avni Rustemi dhe Mit’hat Frashëri janë si nata me ditën, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Niko Kotherja: Ku e bazon këtë gjë se ky është dizinformim që po bën? Ku e bazon? Nuk duhet të flasim në këtë konjotacion negativ për figurat e këtij vendi, në momentin që kanë kryer një akt dhe janë ndarë nga jeta, shërbimet postare të vendit, mezi i kanë përballuar telegramet e ngushëllimit, në atë kohë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së