Agim Nesho: Pse Trump mund ta mundë Biden dhe “karta” e fortë që ka
Analisti Agim Nesho, foli në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku kandidat është sërish Donald Trump.
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai theksoi se presidenti aktual Joe Biden është një njeri me eksperiencë, ndërkohë tregoi pikat e dobëta të qytetarëve që ka ‘goditur’ Trump, gjë e cila i jep dhe favorizim në zgjedhje.
“Profili i Presidentit Biden, është njeriu me eksperiencë, që përfaqëson institucionet,a të të ashtëquajturën establishmentin amerikan, traditën, institucionet. Nga ana tjetër, kemi Trump që është tani për mandatin e dytë, një president me profil të spikatur, të fortë në karakter, një njeri që është këmbëngulës në realizimin e politikave të tij. Ka një komunikim ndoshta të çrregullt, por realizon ato që kanë pikë qëllime.
Ajo që i diferencon të dy është që njëri është brenda linjave tradicionale të poltikës amerikane në ,mbrojtje të rendit, ndërsa tjetri ka politikën që Amerika është kryesore, le t’i kthehemi një politike të reje. Ka profilin e një populisti. Presidenti Trump, në radhë të parë ato pika në sondazhe që janë dominuese për qytetarin amerikan është çështja ekonomike e mënyrës së jetesës. Këtu kemi parë që Amerika po përjeton recesionin. Kemi një president që ka bërë shumë investime. Ka bërë shumë për nxjerrjen e naftë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri