Agim Nesho: Steka e PD-së nga Berisha po lufton ndaj sistemit, njerëzit e përkrahin
Opozita në Shqipëri do të forcohet, ndarja e Partisë Demokratike do të sjellë ndërgjegjësim te qytetarët të cilët do të shkojnë drejt asaj ane të PD-së që ngjall shpresë te qytetarët. Kështu u shpreh në studion e “Now”, diplomati Agim Nesho.
“Nga vetë karakteri dhe lufta që bëjnë midis dy pjesëve të PD-së, steka e PD-së e udhëhequr nga z. Berisha po lufton ndaj sistemit, gjë që tregon se edhe përkrahja e njerëzve do të shkojë drejt kësaj”, u shpreh Nesho.
Ai tha se në 2022 do të ketë vazhdimësi të ngjarjeve politike të vitit 2021 në Shqipëri.
Ndër këto ngjarje ai përmendi pasojat e “masakrës zgjedhore” të 25 prillit dhe ndarjen e opozitës.
Shqipëria është në pozicionin më të ulët të spirales, sipas Neshos dhe ose do të ngrihet me ringritjen e opozitës dhe reagimin e shoqërisë, ose do të ketë autokraci të thelluar.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026