Agjencia për Dialog e Bashkëqeverisje miratohet në komisionin e ligjeve pa votat e opozitës

19 Tetor 2021 | 16:49

Vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim në komisionin e ligjeve projektligji për ngritjen e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Por pavarësisht votës pro, deputeti socialist Fatmir Xhafaj shfaqi rezerva për nismën e sjellë nga qeveria.

“Ligji, nga sa e lexoj unë nuk e ka qartësinë e nevojshme, madje e komplikon në disa raste raportin administratë-qytetar. Projektligji në thelb ka një qëllim shumë të mirë dhe duhet mbështetur, por ligji vetë, përmbajtja e tij është i shkruar keq”, tha deputeti socialist.

Qeveria kërkon që t’i japë agjencisë formën e ligjit, ndërsa opozita e kundërshtoi.

“Unë mendoj se një ligj që nuk i shërben interesit të qytetarëve, një ligj që thjesht i shërben propagandës së kryeministrit që të ketë mundësi të zërë kohën 1 herë në javë 2 orë në televizor, që të bëjë sikur të punojë se ndërkohë s’ka ndërmend të punojë, nuk mund të marrë kurrë votën e çdo deputeti që është këtu, për atë që është këtu për të përfaqësuar interesin e qytetarëve”, tha deputeti demokrat Gazmend Bardhi.

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e konsideroi agjencinë një mekanizëm demokratik në duart e qytetarëve.

Nuk është modeli venezeulian, por është modeli grek dhe bullgar”, tha Spiropali.

Projektligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje. Dokumenti parashikon edhe ndëshkimin e zyrtarëve që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur për qytetarët.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026