Agron Shehaj: PD bërtet për vjedhje, por do të na grabisë mandatin tonë
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas deklaratave nga Partia Demokratike se do të kërkojnë rinumërimin e votave të pavlefshme në Tiranë, me qëllim marrjen e mandatit të 14-të, duke i hequr Partisë Mundësia mandatin e dytë.
Sipas Agron Shehajt, dy mandatet e fituara në mënyrë të ndershme dhe të padiskutueshme në Tiranë janë objekt i një tentative për grabitje nga ana e PD-së.
Ai thotë se ajo që po ndodh është një përpjekje e dëshpëruar e partive të vjetra që refuzojnë ndryshimin, ndërsa thekson se Partia Mundësia do të mbrojë çdo votë të qytetarëve, ashtu siç ka bërë edhe më parë përballë presioneve politike apo policore.
“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush. Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë. Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë! E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: Votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet”, shkruan në reagimin e tij Agron Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha denoncon problemet me votën: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
- Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë